“Maqedonia e Vetme”: Nuk ka nevojë për referendum, rezistenca ndaj festës tregoi se populli nuk pranon ndryshimin e emrit


“Maqedonia e Vetme” përmes në kumtese të lëshuar sot, thotë se populli maqedonas nuk ju përgjigj festës së Qeverisë në 15 qytetet në Maqedoni për ftesën për anëtarësim në NATO.

“Maqedonia e Vetme” e shpërndan gëzimin e madh të popullit maqedonas që është shumicë në shtet, të cilët, mbrëmë, përmes shesheve të boshatisura dhe me NATO festat, i thanë JO të politikave kapitulluese dhe qeverisë kukull në Shkup”, thonë nga kjo parti.

Ata thonë se me rezistencën gjithë popullore kundër festave të NATO-s u pa se populli nuk pranon ndryshimin e emrit.

“Madje edhe televizioni i Maqedonisë si shërbim kombëtar së pari shpalli se do të sigurojë transmetim të drejtpërdrejtë të festës kryesore në Shkup dhe në momentin e fundit e ndryshoi programin kur e panë sa vizitëshmërinë, e qeverisë kukull “Festë e madhe qytetare: Maqedonia në NATO dhe BE”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Ata shtojnë se populli dje ka qartësuar dhe është deklaruar, dhe se nuk ka nevojë për referendum dhe zgjidhje më e mirë e kësaj qeverie kukull në Shkup është që ta informojnë Qeverinë e Greqisë se marrëveshje për ndryshimin e emrit nuk vlen më.

“Populli maqedonas dhe pjesa më e madhe e qytetarëve mbrëmë i thanë mendimin e tyre. Tashmë është e qartë si dita”, thuhet në kumtesën e “Maqedonia e Vetme”.

Baby Boo