“Maqedonia e Vetme” dorëzon propozim-ligj për amnisti për ngjarjet e 27 prillit

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot nga ana partisë Maqedonia e Vetme është dërguar Propozim-ligj për amnestinë e ngjarjeve të 27 prillit, vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Baby Boo

Sot në Kuvend e kemi dërguar Prpozim-ligjin për amnisti por edhe tek grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së, thekson Dragan Utrinoski, anëtar ekzekutiv i komitetit të Maqedinisë së Vetme, duke shtuar se deputetët e OBRM-PDUKM-së do ta fillojnë procedurën ligjore, sepse, sipas tyre, Rregullorja ia lejon çdo deputeti.

Presim nga deputetët dhe liderët e tyre që të tregojnë kapacitet shtetëror dhe lidership të fortë e cila do ta gëzon popullin dhe do të vijë deri tek kapërcimi i dallimeve në mes qytetarëve”, vlerëson Utrinovski.

Maqedonia e Vetme më 22 maj, 20 korrik dhe 11 gusht të vitit 2017 ka ndërguar në Kuvend Inciativën për miratimit të Ligjit për amnisti për qytetarët të cilët ishin pjesëmarë në ngjarjet e 2017. /Telegrafi

Restorant Lumare