Maqedonia e Veriut s’ka festë, s’ka dalje pas orës 18:00!


Qeveria prezanton masat e reja anti-covid – “Festoni me përgjegjësi” – të rekomanduara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive, të cilat do të vlejnë nga 18 dhjetori deri më 20 janar.

Objektet e hotelierike duhet të mbyllen nga orën 18:00, në vend siç ishte më herët të orës 21:00, ndërsa ndalimi i tubimeve në vendet publike mbetet në fuqi. Do të ketë ndalim të grupimit në sheshe për festat e Vitit të Ri, si dhe çdo lloj tubimi gjatë festave, si dhe ndalim i grupimit në apartamente për festat e ardhshme, ndërsa hotelet do të mbyllin restorantet e tyre në orën 21:00.

“Apelojmë dhe rekomandojmë që të mos ketë tubime nëpër shtëpi për festat e ardhshme dhe të mos dilet jashtë nga shtëpia pas orës 18:00 nëse nuk ka nevojë për atë. “Është e ndaluar të grupoheni në shesh në prag të Vitit të Ri dhe në festime, si dhe çdo lloj tubimi gjatë festave të Vitit të Ri”, tha Venko Filipçe.

Baby Boo