Maqedonia e Veriut ndaloi linjat ajrore ruse

ilustrim

Ministri i Jashtëm i vendit, Bujar Osmani njoftoi se Qeveria e RMV-së vendosi që të ndalojë linjat ajrore nga Rusia.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut sapo ka vendosur t’u bashkohet shteteve të tjera të BE-së në ndalimin e linjave ajrore të Rusisë nga hapësira ajrore e RMV-së. Ne jemi të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe i bëjmë thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë veprimet ushtarake”, shkroi Osmani në Twitter.

Baby Boo