Maqedonia e Veriut inkuadrohet në projektet Terminal të gazit natyror të lëngshëm Aleksandropulos dhe centralit të gazit Aleksandropulos


Nevoja nga lidhja e memorandumit për realizim të projekteve Terminal të gazit natyror të lëngshëm Aleksandropulos dhe Centrali i gazit Aleksandropulos, gjegjësisht për investime nga ana e Maqedonisë së Veriut në këto projekte ndërkombëtare e shqyrtoi dhe miratoi Qevera mbrëmë në mbledhjen e 53-të.

Bëhet fjalë për memorandum bashkëpunimi ndërmjet “NER SHA Shkup” dhe “Kopelozu Grup” dhe Memorandum për bashkëpunim ndërmjet “SHA EMV” dhe “Gastrent S.A.” për blerje të kapacitetit në LNG Terminalin, për fitim prej 25 për qind të pjesës në Aleksandropolis Elektrisiti Produkshën S.A, citohet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.
Për të gjitha aktivitetet e ardhshme për realizimin e këtyre projekteve janë obliguar “NER SHA” Shkup dhe “SHA EMV” rregullisht ta informojnë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Baby Boo