Maqedonia e Veriut 30 cent më lirë naftën se Kosova dhe 50 cent më lirë se Shqipëria


Maqedonia e Veriut ka çmimet më të lira të derivateve të naftës në Rajon. Sipas të dhënave të fundit, në Maqedoninë e Veriut një litër dizel kushton 75.50 denarë, ndërsa në Kosovë 98 denarë, në Shqipëri mbi 100 denarë, në Serbi 93 denarë.

Ndërkaq, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në një pres konferencë për media bëri të ditur se Maqedonia e Veriut ka mjaftueshëm rezerva të derivateve të naftës, dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos bëjnë panikë.

Baby Boo