Maqedonia e para për vd*ekjen e pacientëve me virus, e fundit për vaksinat

epa08757161 An ambulance carrying patient infected with COVID-19 arrives at the University Clinic for Infectious Diseases in Skopje, Republic of North Macedonia, 19 October 2020. The Macedonian government has implemented stricter restrictions and measures in and effort to slow down the spread of the COVID-19. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Maqedonia është shteti i fundit në Evropë për sigurimin e vaksinave anti kovid. Harta e “Our World in data” duke u bazuar në të dhënat zyrtare të OBSH, tregon se shteti aktualisht ka administruar vetëm 0,25% të vaksinave, ose thënë ndryshe ka dhënë vetëm një çerek vaksine në çdo 100 banorë.
Dozat e vaksinave COVID-19 të administruara për 100 persona

“Numri total i dozave të vaksinimit nga 13 dhjetori deri 30 mars të administruara për 100 persona për një dozë renditin Maqedoninë e Veriut në fund të listës ku para saj janë Moldavia, Mali Zi dhe Shqipëria”
80% të vaksinave në nivel global i kanë blerë 10 shtetet më të mëdha. Por, vendi ynë renditet në një listë tjetër të 10-shes evropiane, atë për vd*ekshmëri nga koronavirusi. Në këtë bazë të të dhënave Maqedonia e Veriut renditet të Top-10 shtetet e Evropës për vd*ekshmëri në milion banorë.

Vd*ekshmëria nga COVID-19 për 1 milion banorë
“Maqedonia e Veriut ka arritur në kuotën e 1,799 viktimave në një milion banor, duke u renditur e 10-ta pas Italisë, Britanisë së Madhe dhe të tjera. Në 7 ditët e fundit ka pasur 221 raste të vd*ekjeve në RMV”
Edhe nga pikëpamja e brendshme shifrat e autoriteteve shëndetësore tregojnë se kurba e valës së tretë ka arritur në rrafshnaltë, e cila pritet të zgjasë edhe javën e ardhshme. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se situata është nën kontroll përderisa ka kapacitete të lira spitalore.

Ministria e Shëndetësisë
“Në 24 orët e fundit në kovid qendrat e Shkupit janë hospitalizuar 77 pacientë të tjerë, për shkak të komplikimeve nga virusi korona. Në gjitha spitalet e vendit aktualisht në kurim spitalor janë 1,581 pacientë, ndërsa rreth 260 shtretër janë të lirë”
Nga ana tjetër vendi ka bërë 295 teste në 1 mijë banorë, me ç’ rast pozitiv kanë dal 20,7% e të testuarve. Prej mbi 620 mijë testimeve mbi 128 mijë janë diagnostikuar të infektuar, e mbi 106 mijë të shëruar. Shqetësuese janë edhe rastet aktive. Nga 18 mijë sa janë aktualisht, gjysma e tyre janë vetëm në kryeqytet. Mbi 1 mijë raste aktive ka edhe në Prilep, kurse qytetet tjera më të mëdha kanë ndërmjet 500-800 të infektuar aktualisht.

Baby Boo