MAQEDONIA, E PARA PËR “EDUKIMIN NËPËRMJET DHUNËS”

Maqedonia është vend me shkallën më të lartë të edukimit të fëmijëve përmes dhunës, krahasuar me vendet e rajonit. Por, ky problem,  si dhe problemi me të gjitha llojet e tjera të dhunës mbi fëmijët është global dhe i përfaqësuar në të gjitha vendet dhe kërkon reagim urgjent nga shoqëria. Dhuna në moshën fëmijërore, krijon mundësi që ata të zhvillohen në personalitete me probleme të ndryshme.

Baby Boo Tinex

Këto janë qëndrimet e një pjese të pjesëmarrësve në mbledhjen dyditëshe rajonale të organizuar nga UNICEF, në të cilën përfaqësuesit e rajonit bisedojnë për të drejtat e fëmijëve.

“Të gjitha analizat dhe hulumtimet që i  ka UNICEF  tregojnë  se madje edhe në rajon Maqedonia ka shkallë më të lartë të edukimit përmes dhunës. Kjo tregon se ne krijojmë dhunë, nuk punojmë në parandalimin dhe të krijojmë  shoqëri të padhunshme,  por që në familje dhe në moshën më të hershme krijojmë sjellje të dhunshme dhe i mësojmë fëmijët tanë për dhunën”, tha në fjalim  ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Sipas saj, dalje e mundshme është qasja multiresore për parandalim, mbrojtja dhe reagimi në rast të dhunës përmes njohjes së dhunës mbi fëmijët, që institucionet ta detektojnë dhe reagojnë.

Ministrja theksoi se dhuna mbi fëmijët do të thotë edhe mospërfillje e cila në masë të madhe ndodh te fëmijët nëpër institucione, dhe për atë shteti bën përpjekje të mos ketë fëmijë deri në moshën 18 vjeçare në institucione. Vetëm për një vit, tha rreth 40 për qind e fëmijëve deri në moshën 18 vjeçare janë nxjerrë nga institucionet. Dhunë, shtoi Carovska,  është edhe varfëria kundër së cilës shteti lufton me reforma sociale përmes lehtësimit të qasjes deri te shtesa e fëmijëve dhe ajo arsimore dhe përmes zhvillimit të shërbimeve sociale.

Benxhamin Perks nga UNICEF konsideron se problemi me dhunën mbi fëmijët është global,  por që vendet e BE-së tashmë kanë zhvilluar model i cili jep rezultate dhe do të ishte mirë të zbatohet edhe në rajon.

Për Xhenoveva Ruiz Kalavera, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim në KE, alarmante është e dhëna se një në çdo të pestin fëmijë  është subjekt i ndonjë lloj abuzimi.

Për atë potencon ajo, zhvillimi i të drejtave të fëmijëve, mbrojtja dhe reagimi adekuat duhet të jenë cak i të gjitha vendeve.

Në takim, pjesëmarrësit e shtatë vendeve nga rajoni bisedojnë për përparimin e arritur në suaza të aksionit rajonal,  do t’i ndajnë leksionet e nxjerra dhe iniciativat, do t’i identifikojnë sfidat e tjera të përbashkëta të vendeve-pjesëmarrëse, si dhe strategjitë për zgjidhjen e tyre pas përfundimit të aksionit.

Në tre vitet e fundit, shtatë vende punojnë në përforcimin e sektorit qytetar për ndjekjen më të mirë të realizimit të të drejtave të fëmijëve, promovimin e shërbimeve inovative dhe gjithëpërfshirëse dhe rritjen e përkrahjes publike për mbrojtjen  e fëmijëve nga dhuna dhe përfshirja sociale e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Restorant Lumare