“Maqedonia e Bashkuar” i dorëzoi VMRO-së pr/ligj për amnisti për 27 prillin


Për propozim-ligjin e tyre, mbështetje presin edhe nga partitë shqiptare, me arsyetimin se falja në vitin 2001 për pjesëmarrësit në konfliktin e armatosur ka qenë për vepra edhe më të rënda. Dragan Ugrinovski, nga “Maqedonia e Bashkuar”, ka deklaruar se presin që deputetët e VMRO DPMNE-së të fillojnë procedurën ligjvënëse në Kuvend pasi Rregullorja ia lejon këtë çdo deputetit, kuptohet nëse Mickoski është i sinqertë kur thotë se do të angazhohet për amnistinë e vëllezërve maqedonas dhe motrave maqedonase, që dergjen në burgun e Shutkës.
Nga VMRO-DPMNE nuk e kanë komentuar nismën e Baçevit, ndërsa thonë se po konsultohen me ekspertë rreth formatit për Ligjin e amnistisë për ngjarjet e 27 prillit. Ndërkohë LSDM thotë se amnistia është mision i pamundshëm. Nuk do të ketë, e as që guxon të ketë amnisti për kriminelët të cilët kanë hyrë në mënyrë të dhunshme në Dhomën ligjdhënëse, në këtë tempull të demokracisë, duke tentuar me këtë rast që të vrasin një njeri, kanë deklaruar nga LSDM.
Baby Boo