Maqedonia do të sigurojë vaksina kundër KOVID-19, kur do të jenë në dispozicion?


Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka dhënë dritë jeshile marrëveshjes për sigurimin e vaksinave kundër Kovid-19, përmes mekanizmit Covax.

Qeveria ka kërkuar nga Byroja për furnizime publike që të propozojë mënyrën më të mire për sigurimin e vaksinave, kur do të jenë në dispozicion.

Po ashtu është autorizuar ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe që të firmos Marrëveshjen për zbatimin e detyrimeve me Lidhjen Globale për vaksina për sigurimin e vaksinës për Kovid-19 përmes COVAX.

Për këtë do të ketë bashkërendim institucional me Ministrinë e Financave dhe sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë për të siguruar mjetet e nevojshme financiare për të kryer pagesën në formë paradhënie dhe për të siguruar garancën financiare për furnizim me këtë vaksinë.

Baby Boo