Maqedonia do të marrë rekomandim për fillim të bisedimeve për anëtarësim?


Sot funksionarë Bashkimit Evropian do t’i publikojnë raportet për përparimin e vendeve kandidate. Maqedonia pret të marrë rekomandim të pakushtëzuar për bisedime.

Edhe pse zyrtarisht raportet e Komisionit Evropian për përparimin e vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të publikohen vonë pasdite, thuajse është e qartë se Maqedonia do të marrë rekomandim të pakushtëzuar për fillim të bisedimeve.

Jozyrtarisht gazetarët që kanë pasur qasje tek dokumenti, thonë se Maqedonia do të marrë rekomandim për fillim të bisedimeve për anëtarësim. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë nga Brukseli thotë se në raport theksohet që është hasur vullnet politik për përparim. Në të paralajmërohet edhe se “dëmi që është bërë vite më parë nuk mund të rregullohet brenda natës”, por edhe se Maqedonia e ka tejkaluar krizën politike dhe se reformat strukturale janë proves i gjatë i cili mund të zgjasë.

Detaje, por edhe raportin zyrtar në opinion do ta prezantojnë komisari për Zgjerim, Johanes Han nga Strasburgu dhe ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar nga Shkupi.

Një ditë më vonë, gjegjësisht të mërkurën, në vend vjen edhe Hani i cili pritet që raportin t’ia dorëzojë kryeministrit Zoran Zaev, ndërkaq të enjten në Kuvendin e Maqedonisë para deputetëve do të flasë edhe shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini./ Shenja/

Baby Boo