Maqedonia do të bashkëpunojë me Australinë për luftën kundër terrorizmit


Maqedonia dhe Australia sot kanë nënshkruar memorandum për bashkëpunim në sferën e luftës kundër terrorizmit.

Siç njoftojnë nga MPB në takim kanë marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, drejtori i Drejtorisë të Sigurimit dhe Kundërzbulimit Goran Nikollovski dhe delegacioni i Australisë i kryesuar nga ambasadori jo rezident Ruth Steward dhe ambasadori australian për luftë kundër terrorizmit Pol Foli.

“Në takim u nënshkrua Memorandum për mirëkuptim midis Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë të Australisë për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit dhe u theksua bashkëpunimi i deritanishëm në nivele të shkëlqyera midis shërbimeve të sigurimit të të dy vendeve si dhe qëllimet për intensifikimin e bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Baby Boo