Maqedonia dhe Kosova do të nënshkruajnë 15 marrëveshje të reja


Mbledhja e përbashkët në mes të Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Kosovës pritet të mbahet së shpejti, ka bërë të ditur për gazetën “Epoka e re”, zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ai ka treguar se në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen 15 marrëveshje të cilat i përkasin fushës së drejtësisë, sigurisë, shëndetësisë dhe ekonomisë.

Analistët politikë Blerim Reka dhe Imer Mushkolaj kanë mirëpritur mbajtjen e kësaj mbledhje, por kanë kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Sipas tyre, duhet të ndërmerren hapa konkretë për ta lehtësuar jetën e qytetarëve në të dyja anët e kufirit.

Baby Boo