MAQEDONIA Bekteshi: Në pakon e pestë ekonomike do të ketë kredi pa interes


Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, tha se së shpejti do të miratohet edhe pako e pestë ekonomike, për rimëkëmbje pas pasojave nga pandemia.
Bekteshi tha se në pakon e pestë të masave ekonomike, do të ketë kredi pa interes.
“Qeveria ka kontribuuar në ruajtjen e likuiditetit të ndërmarrjeve me të gjitha masat e deritanishme duke shtuar se vendet e punës janë ruajtur me subvencionimin e pagave” tha Bekteshi.
Ndërsa Elmi Aziri nga ASH tha se Qeveria ndihmoi me rreth 1.2 miliardë euro por shumica e atyre fondeve tha se janë marrë si hua dhe përfundimisht qytetarët do të duhet t’i paguajnë ato dhe efekti i masave nuk është i rëndësishëm.

Baby Boo