Maqedonia arrestoi Tomorr Morinën, Alimi godet Zaevin: Duhet të kesh turp! Ejani më arrestoni mua!


Pas arrestimit të ish ushtarit të UÇK-së së Kosovës Tomorr Morina në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar edhe deputeti i BDI-së Ejup Alimi, shkruan Fakte. Ai ka thënë se i vjen turp që është pjesë e këtij Kuvendi.

“Më vjen turp që jam pjesë e këtij Kuvendi. Më arrestoni lirisht, ja po e ftoj ministrin e brendshëm Spasovski ta bëjë këtë. Të fshihen veprimet e Millosheviqit, ndërsa ju kryministër Zaev, duhet t’ju vije turp” – ka deklaruar Alimi sot nga foltorja e Kuvendit të RMV-së.

Ndryshe, ish ushtari i UÇK-së u arrestua ditë më parë në pikën kufitare Bllacë nga policët e Maqedonisë Veriore, me kërkesë të Interpolit të Serbisë. Serbia kërkon ekstradimin e tij, ndërsa Kosova thotë se po negocion lirimin e tij./FAKTE

Baby Boo