Maqedoni: Sot në tre shkolla të mesme do të realizohet testim kualifikues për drejtimin e infermierisë


Në tre shkolla të mesme në drejtimin e mjekësisë sot prej orës 10 do të organizohet testim kualifikues për nxënësit-gjysmëmaturant të cilët kanë konkurruar në drejtimin infermiere. Testimi do të jetë në lëndët biologji dhe kimi, ndërsa nga rezultati do të varet cilët nxënës do të pranohen në vitin e parë shkollor 2020/2021 sepse ka më shumë kandidatë me pikë maksimale (75) se që janë paraparë në Konkursin e MASH, informon AIM.

Bëhet fjalë për SHMQM “Dr Pançe Karagjozov” në Shkup ku për infermiere në mësimin në gjuhën shqipe në të cilën janë paraparë 102 nxënës në tre paralele, ndërsa me numër të njëjtë të pikëve janë paraqitur 166 nxënës.

Baby Boo