Maqedoni: Shtohen të sëmurët e kancerit, preken edhe fëmijët 2 vjeçar


10 raste më shumë të sëmundjeve malinje janë regjistruar në vitin 2016 në krahasim me vitin 2010 në territorin e Komunës së Manastirit. Sipas të dhënave të cilat Qendra për shëndet publik i dorëzuar deri tek Këshilli i Manastirit, në vitin 2010 janë shëruar 1291 pacientë nga neoplazma malinje, ndërsa në vitin 2016 numri është rritur në 1701.
Nga grupi i pavarur i këshilltarëve “Më ndryshe” kërkuan të merren masa konkrete në lidhje me këtë gjë, përcjell Fakte.

“Shumica nga ju këtu e dinë se Manastiri është qendër dhe e udhëheqë vallen e njerëzve të sëmurë në qytet. Mendoj se si këshill dhe si komunë duhet ti ngremë disa çështje në nivel shumë më të lartë dhe mendoj se ky është momenti kur dikush, kush do qoftë ai, duhet të ngrejë iniciativë me të cilën Komuna e Manastirit do të fillojë të merr çfarë do lloj masash në lidhje me këtë problem të qytetit”, tha Gabriella Ilievska – këshilltare nga “MË NDRYSHE”.
Rritje shënon edhe shkalla e vdekjeve nga sëmundjet malinje. Nëse në vitin 2010 numri ka qenë 12,6% në 1000 qytetarë, para dy vitesh ky numër ka arritur në 16,7%.

“Nga Qendra për shëndet publik në Manastir informojnë se në vitin 2016, neoplazmat si arsye e vdekjes me shkallë të përgjithshëm prej 382 vdekjesh ose përqindje prej 208,1 raste vdekjesh tek 1000 banorë, janë në vend të dytë sipas sëmundjeve të sistemit cirkular me 1161 raste vdekjesh ose një shkallë prej 632.6 për 100,000 banorë”, tha Jovica Paunovski gazetar,TV21.
TV21 të martën dërgoi kërkesë deri tek Qendra për shëndet publik për qasje deri tek informatat me karakter publik për të dhëna për numrin e personave të sëmurë me kancer në vitin 2017, dhe në tremujorin e parë të vitit 2018, por deri tani nuk kemi marrë përgjigje.
Në Maqedoni, shkalla e vdekshmërisë tek 100.000 persona nga sëmundjet malinje në vitin 2009 ka qenë 173.8, në vitin 2010 – 171,5, në vitin 2011 – 172,5, ndërsa në vitin 2015 – 180,7. Në krahasim me të dhënat nga Manastiri, për 23,1% është më e madhe mesatarja në të gjithë Republikën e Maqedonisë. Sipas të dhënave nga hulumtimi i fundit i bërë vitin e kaluar në Manastir, nga oxhaqet lëshohet rreth 37 ton pluhur i imë. Kufiri vjetor për rritje të pluhurit të imë është 35 ditë, ndërsa Manastiri ka pasur edhe më shumë se 120 ditë me përqendrime mbi kufijtë e lejuar./TV21