Maqedoni, qytetarët nuk ju besojnë institucioneve


Besimi i qytetarëve tek institucionet shtetërore po zvogëlohet – tregojnë rezultatet e sondazhit që ka zbatuar qendra Analitika.

Të dhënat tregojnë se besim më të ulët ka në gjyqësi, ndërsa vetëm gjysma e qytetarëve kanë besim te policia dhe arsimi.

“Shifrat e besimit në polici janë të tmerrshme, dhe është e nevojshme punë e madhe që të kthehet besimi i qytetarëve”, thotë profesori universitar Trpe Stojanovski, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, për ky proces është i rëndësishëm edhe pse është i gjatë.

Të dhënat e sondazhit thonë se është e nevojshme de-politizimi i menjëhershëm i policisë, ndërsa lufta kundër korrupsionit duhet të jetë prioritet kryesor për Qeverinë.

Në të kundërtën, siç thonë nga Analitika, besimi i qytetarëve do të zvogëlohet edhe më tej.

Baby Boo