Maqedoni: Po ulet numri i pacientëve nëpër spitale, nuk ka masa kufizuese pas zgjedhjeve

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë se nuk ka kthim të masave kufizuese pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 15 korrik. Këtë dje e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili tha se tek ne nuk ka paralajmërim se nevojitet ndonjë masë shtesë.

Në arsyetimin për qëndrimin e tij ai theksoi se për dallim nga Serbia, ku pati tubime të mëdha të ndeshjeve sportive, tek ne këto tubime janë ndaluar.

“Mund të luhen ndeshje sportive, sporte grupore pa publik për shkak se e dimë se është një rr*ezik i madh. Në atë kuptim edhe momenti kur duhet të vendoset restriksioni, duhet të vlerësohet mirë sepse në një moment ndoshta edhe është shumë vonë” tha FIlipçe.

Njëherit, theksoi se në periudhën e fundit ka numër gjithnjë e më të vogël të pacientëve në spitale. Mesatarja e rasteve të reja sipas tij, çdo ditë po ulet. “Masa kufizuese vendoset atëherë kur do të vlerësohet se ka rr*ezik për sistemin shëndetësor dhe kjo na u konfirmua nga ana e ekspertit, i cili na vizitoi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ajo është masa e vetme plotësuese e të gjitha masave që tani vlejnë tek ne, por nuk vlejtën në vendet përreth”, deklaroi Filipçe.