Maqedoni, para publike edhe për deputetët që janë “kundër” referendumit


Kuvendi i Maqedonisë do t’ju japë mundësi të gjithë deputetëve të cilët janë “për”, “kundër”, dhe “bojkotim” të referendumit, të jenë të aktiv dhe të mund t’i shprehin në publik qëndrimet dhe argumentet e tyre, njofton Portalb.mk.

Trupi koordinues ka sjellë vendim që Kuvendi sot me shkresë të drejtohet në Qeverinë e Maqedonisë për sigurim të mjeteve financiare për realizim të fushatës publike. Kuvendi për këtë do parasheh buxhet të veçantë.

Kjo do t’ju mundësojë deputetëve të cilët do të deklarohen kundër ose për bojkot të referendumit të fitojnë mjete për promovim të fushatës.

Deri tash shumë pak deputetë janë deklaruar për “bojkotim” apo “kundërshtim” të referendumit, e kurse ende pritet prononcimi i partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-së.

Baby Boo