Maqedoni, paqartësi në ligjin për ndjekjen e komunikimeve


Cila është poenta që të kemi agjenci speciale e cila do të kujdeset për zbatimin ligjor të masës së ndjekjes së përgjimeve, e cila është e rregulluar me masa të ndryshme dhe kontrolle nëse ligji për ndjekjen e komunikimeve lejon zbatim të masës së ndjekjes së komunikimeve pas ndërmjetësimin e Agjencisë Operative Teknike (ATO) dhe operatorët?

Kjo pyetje del drejtpërdrejt nga neni 17 i ligjin për ndjekjen e komunikimeve, i cili flet për ekzistimin e mënyrës së përdorimit të pajisjeve dhe mjeteve të veçanta teknike.

Ata që e ndjekin temën për ndjekjen e komunikimeve sipas të gjitha gjasave e dinë se për çfarë pajisje teknike dhe mjete bëhet fjalë: në media është shkruar (që nga viti 2013) për hulumtimin i cili zbuloi “FinFisher” në Maqedoni, ndërkaq në fund të vitit të kaluar “ComputerWeekly” është shkruar edhe për pajisjen “StingRay” e cila Maqedonisë i është shitur nga Britania e Madhe. Këto janë vetëm një pjesë e mundësive të shumta teknike të cilët ekzistojnë për të përgjuar, ndërkaq ka disa informata se gjenden në Maqedoni. Neni 17 është vërtetim diskret se kjo teknologji është në Maqedoni.

Tre poenta vlen të theksohen në lidhje me këto teknologji. E para, teknologjitë “StingRay” janë në “ujëra të errëta” ligjore nga aspekti i të drejtave të njeriut dhe për atë pritet që Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut të sjell vendim me të cilën do të ndalohet përdorimi i tyre. Për diçka të tillë tanimë ka praktikë gjyqësore në rastin Zaharov kundër Rusisë, në lidhje me teknologjitë të cilat nuk garantojnë targetim dhe ndjekje individuale të komunikimeve. Ndër Sting Ray është mu ajo teknologji e cila: imiton kullë të telefonit celular dhe e merr komunikacionin prej të gjithë telefonave që janë në rrethinë – do të thotë që përveç që përgjohet ai për të cilin ka urdhër gjyqësor, përgjohen edhe njerëzit që rastësisht janë ndodhur në radiusin e tij.

Përgjim

“FinFisher” është teknologji e cila, edhe pse shfrytëzohet me target, zgjerohet nëpërmjet infektimit të pajisjeve, ngjashëm me virusin në kompjutorët dhe softuerët mashtrues. Kështu, që ka raste kur shërbimet për komunikime mund dërgojnë e-post (e-mail) deri te caku i tyre për ndjekje dhe nëse ai/ajo e hapë e-mailin në kompjuterin që nuk është i saj (siç është rast i shpeshtë me përdorimin e shërbimeve si Gmail ose Yahoo), është e mundur që lëndë e ndjekjes të bëhet ndonjë kompjuter apo telefon tjetër. Pra si “Finfisher” si “StingRay” sillen armiqësisht ndaj rrjeteve telekomunikuese dhe e korruptojnë sigurinë e tyre, ndërkaq dëm pëson plotësisht tërë shoqëria.

E dyta, neni 17 nuk ofron detaje për atë se në çfarë raste do të munden që të shfrytëzohen këto teknologji. Nëse sistemi vendoset që ATO të jetë mënyra dhe qendra kryesore se si do të ndiqen komunikimet, atëherë mjetet teknike shtesë dhe pajisjet do të duhej të kishin ndonjë rregull përdorimi apo ndonjë përjashtim, apo diçka që në përshkrimin e tyre do të tregonte se për çfarë raste dhe rrethana do të përdoren, përkundër rasteve në të cilat do të shfrytëzohen shërbimet e ATO-s.

Sipas raportit të Prokurorisë Publike, masa për ndjekjen e komunikimeve dhe incizimin e telefonit dhe komunikimeve tjera elektronike në procedurë të konstatuar me ligj të veçantë në vitin 2016 është përdorur në 29 raste kundër 192 personave.

E treta, është interesante për avokatët që kanë punuar në lëndët penale ku ka pasur ndjekje të komunikimeve deri më tani, pasi që këto teknologji nuk kanë ekzistuar deri më tani në rendin ligjor të Maqedonisë. Dhe, prej këtu është çështja nëse ata që në vitet e kaluara (prej 2012) e këndej janë ndjekur me “StingRay” ose “FinFisher” janë dënuar me të drejtë, pra nëse dëshmitë që janë marrë nga ose me këto pajisje janë të lejueshme me ligj.

Autori: Novica Nakov, anëtar i theksuar nga komuniteti maqedonas për softuer.

Baby Boo