Maqedoni nuk ka evidencë se sa fëmijë kanë mbetur jetim për shkak të Covid-19


Në Maqedoninë e Veriut nuk mbahet evidencë precize me numra sa fëmijë kanë mbetur pa kujdes prindëror për shkak të vdekjes së prindërve nga Covid – 19, dhe u janë caktuar kujdestarë apo janë vendosur në shtëpi grupore apo familje kujdestare. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se, nuk mbahet evidencë e posaçme në lidhje me arsyet pse fëmijët kanë mbetur pa prindër, duke pasur parasysh se, të gjithë fëmijët kanë të drejtë për trajtim të njëjtë dhe kujdes nga institucionet kompetente për këtë çështje, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Gjithashtu, edhe nga Instituti për Shëndet Publik thonë se për anketimin e personave pozitiv përdorin anketën e Organizatës Shëndetësore të Shëndetësisë, në të cilën nuk ka pyetje të tilla.

“Qendrat për punë sociale veprojnë për të gjithë fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror në mënyrë të njëjtë, pavarësisht arsyeve për të cilat fëmijët janë gjendur në situatë që t’i humbasin të dy prindërit. Nuk mbahet evidencë e posaçme në lidhje me arsyet, duke pasur parasysh se të gjithë fëmijët kanë të drejtë për trajtim të barabartë dhe kujdes nga institucionet kompetente për këtë çështje. Procedura për strehimin e fëmijëve dhe përcaktimi i kujdestarit/kujdestares nga qendrat për punë sociale është e barabartë për të gjithë”, thonë nga Ministria.

Nga Reparti për epidemiologji të sëmundjeve infektive në Institutin për shëndet publik thonë se nuk mbajnë evidencë për atë se sa është numri i fëmijëve që kanë mbetur pa kujdes prindëror për shkak të vdekjes së prindërve nga Covid – 19.

“Për anketimin e personave pozitiv përdoret anketa e cila është përpunuar nga OBSH. Në atë anketë nuk ka pyetje të tilla prej ku do të mund të nxjerrim të dhëna të tilla, por në çdo rast, ajo nuk është në domenin e trajtimin të sëmundjeve infektive”, thonë nga ISHP.

Sipas vlerësimit në studimin e revistës mjekësore “Lanset”, nga marsi i vitit 2020 deri në prill të vitit 2021, për shkak të korona virusit një milionë e 134 mijë fëmijë në botë kanë mbetur pa të paktën një prind, apo gjysh/gjyshe që kanë qenë kujdestar ligjorë. Një milion e 562 mijë fëmijë kanë mbetur pa të paktën një prind apo kujdestar. Shkallë më të lartë të fëmijëve që kanë mbetur jetim ka Peru, ndërsa vijojnë Afrika e Jugut, Meksika, Brazili, Kolumbia, Irani, SHBA, Argjentina dhe Rusia. Numri i fëmijëve që kanë mbetur jetim ka tejkaluar numrin e të vdekurave të moshës 15-50 vjeç. Mes dy dhe pesë herë ka më shumë fëmijë që u kanë vdekur baballarët se sa nënat.

Baby Boo