Maqedoni, në këtë vend koronavirusi ishte i pranishëm prej vitit të ri


Virusi korona në Maqedoni është i pranishëm që nga fillimi i muajit janar apo ndoshta edhe nga muaji dhjetor. Dy personat që u gjetën të vdekur para katër ditëve në një apartament në Veles, siç mësojmë kanë ndërruar jetë më 6 janar dhe njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në testin e virusit korona. Kjo nënkupton se virusi tek ne është i pranishëm shumë me herët se sa të shpallet rasti i parë më 26 shkurt. Autopsia për personat e vd ekur në Veles ka përfunduar por institucionet ende nuk kanë dalë me një version zyrtar.

“Në njërën nga banesat e këtij pallati u gjetën të vd ekur dy anëtar të familjes Manoillov. Testi i kryefamiljares ka rezultuar të jetë pozitiv me CoVid-19. Fqinjët thonë se kontakti i fundit që kanë pasur me këtë familje ka qenë para festave të fundvitit. Kjo në fakt ngrit dyshimet nëse ky virus CoVid-19 ka ekzistuar para festave të fundvitit dhe nëse institucionet vendase kanë ngritur alarmin e epidemisë me vonesë”.

Djali i saj 53 vjeçar sic mësom Alsat ka rezultuar negativ në testin e CoVid-19, por dyshohet që vd ekjen ta ketë gjetur si pasojë e mungesës së kujdesit. I njëjti ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë psikike. Alarmi për dyshimin e vd ekjes dy pjesëtarëve të familjes Manoillov është dhënë nga fqinjët të cilët që nga fillimi janarit kanë denoncuar vazhdimisht se në pallat kundërmon erë e keqe. Jo zyrtarisht mësohet se në raportin e mjekësisë ligjore është konstatuar se gruaja 79 vjeçare ka vd ekur më 6 janar. Këtë e konfirmon edhe raporti i mjekësisë ligjore që Alsat e ka siguruar nga burime konfidenciale në të cilin thuhet se trupat e pajetë janë gjetur më 6 prill dhe se dyshimet për vd ekjen e 79 vjeçares nisin nga 6 janari i këtij viti. Prokuroria Themelore Publike njofton se autopsia për dy personat ka përfunduar, ndërsa tani pritet raporti i obduksionit toksikologjik. Banorët e pallatit thonë se hera e fundit kur janë parë me dy anëtarët e familjes Manoillov kanë qenë festat e fundvitit. Atyre nuk i janë bërë anketa epidemiologjike.

Banor i pallatit “Nuk i kemi parë më shumë se 3 muaj. Nuk e di nga kanë mundur të jenë infektuar dhe si. Ne nuk kemi pasur kontakt. Ata ishin të ndrojtur. Kur u ngritën temperaturat filloi të kundërmonte erë. Rastin e paraqitën në polici para 1 jave. Na thanë se do të vijnë por pasi ishte vikend erdhën të hënën”.

Fqinja e parë kishte dyshuar në gjendjen e familjes nga momenti kur ata për tre muaj nuk kishin marr pensionin dhe asistencën sociale. Ajo thotë se ka njoftuar policinë dhe Entin Social, por është neglizhuar për kërkesat e saja.

Banore e pallatit “Për herë të fundit e kam parë kur më kërkoi një Leksilium para vitit të ri. Gruaja ishte e lodhur nuk ngjante në njeri. Ishin të sëmurë. Kemi intervenuar tek Enti Social. Ata nuk merrnin pensionin unë e ktheja në Ent por ata nuk merrnin masa”.

Banore e pallatit “Shqetësohemi shumë nga ky fakt kemi nipa e mbesa i ruaj kur fëmijët janë në punë. Plaka ishte e sëmurë dhe kolliste kohë të gjatë”.

Sektori për Punë të Brendshme në Veles nuk kishte një përgjigje kundrejt pretendimeve të banorëve, për shkak se kryeshefi i policisë ndodhej në takim me Shtabin e Krizës. Apartamenti është mbyllur. Ekipet mjeko-ligjore do të vazhdojnë me ekspertizat shtesë, ndërsa brenda pallatit është bërë dezinfektim bazik. Ky rast ngrenë dyshimet se virusi korona Maqedoni është i pranishëm ndoshta edhe në muajin dhjetor apo në janar kur edhe është infektuar viktima. GJatë kësaj periudhe vendi ishte kapluar nga virusi sezonal. Numri i të infektuar kishte shkuar në mijëra të prekur shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësor. Gjatë muajit dhjetor Komisioni për sëmundje infektive në njërën nga mbledhjet e tij kishte diskutuar mundësinë e prezencës së CoVid-19 në vend. Zyrtarisht rasti i parë më virusin korona në Evropë është regjistruar në Gjermani më 27 janar.

Baby Boo