Maqedoni, mbi 2.400 qytetarë dhurojnë kthimin e TVSH-së për krizën e coronavirusit

ilustrim

Aplikacioni ‘TVSH-ja ime’ lejon që kthimin e tre mujorit të parë, secili qytetar ta kthejë në shtet në mënyrë që të kontribuojë në luftën ndaj coronavirusit.

Pagesa e kthimit të TVSH-se do të fillojë më 6 maj ndërsa ministrja e Financave, Nina Angellovska tha se edhe pse ka krizë ekonomike, të gjithë qytetarët që kanë skanuar llogari fiskale do t’i marrin paratë.

Ndryshe, një pjesë e fondit nga ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’ do të shkojë në luftën kundër Covid-19.

Sipas vendimeve të reja, tashmë 10 dhuratat ditore do të jenë me nga 500 denarë dhe s’do ketë dhurata mujore për dy muajt e ardhshëm, përkatësisht për muajin maj dhe qershor.

“Fondi i lojës shpërblyese ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’ është zvogëluar për 4.4 milionë denarë, mjete që do të investohen në fondin Covid-19. Që nga fillimi i majit deri në fund të qershorit do të ndahen 10 dhuratat ditore me nga 500 denarë, ndërsa dhuratat mujore me nga 100 mijë denarë do të ndalohen për muajin maj dhe qershor. Me këtë, në vend të 12 dhuratave mujore, do të ketë 10 dhurata mujore”, shprehen nga Ministria e Financave./GazetaExpress

Baby Boo