Maqedoni: Linjë pa pagesë për denoncimin e mosrespektimit të masave për mbrojtje


Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga e hëna do të mund të paraqesin mos-respektimin e rekomandimeve të Qeverisë, për mbrojtja nga coronavirusi, në linjën papagesë 191.

Çdo qytetar mund të paraqesë nëse vëren se objektet hotelierike punojnë, ose ka rritje të çmimeve të produkteve bazë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, menjëherë pas denoncimit, ekipi i Inspektoratit Shtetëror të Tregut do të dalë në terren për ta vërtetuar gjendjen.

Ai i kujtoi sot tregtarët nëse nuk respektohen rekomandimet, do të ketë gjoba deri në 5 mijë euro, si dhe dënim me burg.

Baby Boo