Drejtori i “Makpetrol”-it, Andreja Josifovski, gjatë vitit të kaluar ka marrë gjithsrjt 941.658 denarë rrogë për 1 vit, ose mesatarisht nga 15.238 euro në muaj, shkruan Fakte. Kompania Makpetrol është një ndër kompanitë e rralla të cilat publikojnë rrogën e drejtorit dhe të anëtarëve të Këshillit Drejtues, sipas Ligjit për shoqatat tregtare.
Në bazë të të dhënave publike, drejtori i kësaj kompanie qëndron në krye të listës së drejtorëve me pagën më të lartë mujore. Pas tij radhiten drejtoeë të bankave në vend dhe të kompanive të telekomunikacionit.