Maqedoni/ Krijohet aparat me rrezatim UVC, synohet luftimi i Koronavirusit (VIDEO)


Nikolla Gligorov dhe Ivica Pockov nga Shën Nikolla kanë krijuar një aparat mobil të cilin e kanë quajtur “UV Guard”. Qëllimi është, të dezinfektohen hapësira për të shkatërruar mikroorganizmat apo viruset, përfshirë edhe atë të Kovid-19.

“Konstruuam aparat i cili ka për qëllim të dezinfektojë hapësira me rreze UVC dhe vetëm për disa minuta t’i eliminojë viruset nga familja Kovid-19 të cilat vijnë në kontakt me rrezet, kurse më pak se gjysmë ore i eliminon të gjitha mikroorganizmat. Kjo pajisje është dedikuar për institucione shëndetësore dhe çdo aparat që do ta prodhojmë, do të donohet aty ku ka më shumë nevojë”, tha Ivica Pockov, kreator i “UV GUARD”.

Me këtë aparat, Gligorovi dhe Pockovi shpresojnë se do të ndihmojnë edhe në luftimin e virusit korona.

“Të motivuar dhe të nxitur nga situata të cilën e nxiti pandemia u ndjemë të obliguar që të japim kontributin tonë në këtë luftë kundër Kovid-19. Përvoja jonë e mëparshme me teknologjinë UVC të cilat i kemi pasur në disa projekte paraprake, na ka dhënë mundësi që të arrijmë zgjidhje e cila do të jetë në dobi të madhe në luftën kundër pandemisë Kovid-19”, tha Ivica Pockov, kreator i “UV GUARD”.

Ka bateri që mund të mbushet dhe kjo sipas kreatorëve krijon mundësi që të dezinfektohet edhe hapësira ku nuk ka instalim elektrik. Aparati rrezaton 650 shkallë përreth tij. Kjo nënkupton se rrezet i ka të mëdha dhe përkapin hapësirë të madhe.

Rrezet UVC konsiderohen të dëmshme nëse rrezatojnë në kushte spitalore, a e menduan këtë fakt kreatorët?

“Gjatë dezinfektimit me “UV Guard” në hapësirë nuk duhet të ketë njerëz, për këtë, kur e kemi konstruuar e kemi marrë parasysh sigurinë e personit që menaxhon me aparatin dhe kemi instaluar telekomandë dhe me këtë personi do të jetë i mbrojtur në tërësi”, tha Ivica Pockov, kreator i “UV GUARD”.

Për të ndërtuar këtë aparat, Gligorov dhe Pockov përdorën pjesë tw cilat i kanë blerë jashtë shtetit, ndërkaq të njëjtin tashmë e kanë donuar në institucione shëndetësore në Shën Nikollë dhe në Klinikën infektive në Shkup.

Baby Boo