Maqedoni, ja në cilat komuna plaçkitet më shumë


Gjithsej 700 vjedhës janë regjistruar për vepër penale “vjedhje të rëndë” në objektet banesore të vendit në tre muajt e fundit. Nga to më shumë se gjysma, gjegjësisht 483 vjedhje janë bërë në Shkup, ndërsa komunat në të cilat është plaçkitur më shumë janë Komuna Qendër, Karposh dhe Aerodrom, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme për “Fokus”, transmeton Portalb.mk.

Në Aerodrom për tre muaj është vjedhur në 114 banesa, pastaj në Qendër në 110, ndërsa në Karposh në 90 objekte banesore.

Pas këtyre tre komunave vjen Komuna e Çairit me numër shumë më të vogël, gjegjësisht në 48 objekte banesore, Gazi Babë me 44 vjedhje, Gjorçe Petrovi me 35, Bit Pazar me 31. Në Kisella Vodë për tre muaj janë plaçkitur 20 objekte banesore, ndërsa në Draçevë 10.

Baby Boo