Maqedoni, ia bllokuan pensionin, shtrihet në afalt e bllokon rrugën (Foto)

Drejtoria e të Hyrave Publike ia ka bllokuar xhirollogarinë 72 vjeçarit Jordan Nastevski nga një fshat j Prilepit, kurse ai në shenjë revolte është shtrirë në asfalt dhe e ka bllokuar rrugën, raporton Radio Kanal 77.
“Shtatë anëtarë të familjes e presin pensionin tim, kurse DHP ma ka bllokuar llogarinë. Si do të shkoj në shtëpi”, ka thënë Nastevski, i cili në shenjë revolte është shtrirë në asfalt afër komunës së Prilepit, transmeton Gazeta Lajm.
Ai ka thënë se llogaria i është bllokuar për një borxh të para 5 viteve, të cilin e ka mohuar. “Askujt nuk i kam borxh”, ka thënë Nastevski.

Sigma Doors