Maqedoni, gratë që ngacmohen seksualisht gjatë punës rrallë padisin


Ka një nivel të lartë të ngacmimit seksual të grave në vendin e punës dhe nuk ka mekanizma të fuqishëm për mbrojtjen e gruas.

Gruaja viktimë e ngacmimit seksual në vendin e punës rrallë ngre një çështje gjyqësore dhe më së shpeshti bisedohet se çfarë ka bërë ajo dhe a ka provokuar, thonë organizatat joqeveritare që merrem me këtë problematikë. Nga ana tjetër, problemi është se edhe proceset gjyqësore janë të gjata dhe të kushtueshme.

Organizatat joqeveritare rekomandojnë të bëhet analizë gjithëpërfshirëse dhe të shihet nëse ekziston zbatimi i mirë i ligjit dhe nëse ekzistojnë mekanizma të mjaftueshëm mbrojtës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për momentin nuk kemi hulumtime gjithëpërfshirës që tregojnë shkallën e ngacmimit seksual të grave në vendin e punës.

Si organizatë qytetare me vendet ballkanike bëjmë hulumtime mbi diskriminimin e grave në vendin e punës që del sa nga gratë janë viktima të ngacmimit seksual”, deklaroi Shashka Iliq nga organizata hulumtuese “Reaktor” para fillimit të debatit të sotëm “Krijimi i një mjedisi të punës për gratë”, organizuar në kuadër të “Dëgjoje” – 16 ditë aktivizëm kundër dhunës mbi baza gjinore.

Sipas ligjit, gruaja viktimë e ngacmimit seksual duhet së pari të kontaktojë punëdhënësin dhe nëse nuk gjendet zgjidhje, ajo ka të drejtën të fillojë proces gjyqësor.

“Sipas të dhënave që i kemi, problemi në këtë rast është se proceset gjyqësore janë të gjata dhe tepër të kushtueshme, por gjithashtu edhe shumë gra nuk guxojnë të ngrisin procedura të tilla.

Përveç kësaj, te ne ende nuk kemi kulturë për probleme të tilla të flitet në publik dhe gjithmonë flitet për viktimën, çfarë ka bërë ajo, a ka provokuar”, tha Iliq duke shtuar se nuk ekzistojnë mekanizma të fuqishme për mbrojtjen e grave në vendin e punës nga ngacmimi seksual.

Debati i sotshëm është organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane e Maqedonisë (AmCHam) në bashkëpunim me Ambasadën e ShBA-ve në Republikën e Maqedonisë.

Baby Boo