Maqedoni e Veriut: Rriten edhe çmimet në hotele


Në shtator të këtij viti është regjistruar rritje e çmimeve për 17.6% në shërbimet hotelerike në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar.

“Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në shtator të vitit 2022, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 17.6 %. Krahasuar me muajin gusht të vitit 2022, është rritur për 0.7 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje më e theksuar është regjistruar te pijet joalkoolike për 6.4 përqind në krahasim me gushtin e këtij viti, ndërsa për 16 përqind në krahasim me shtatorin e kaluar. Në krahasim me vitin e kaluar, rritje më e madhe është regjistruar te ëmbëlsirat për 34.8%./Portalb.mk/

Baby Boo