Maqedoni e Veriut: Rriten çmimet e prodhimeve industriale


Çmimet e produkteve industriale në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të rritet nga muaji në muaj, ndërsa rritje më e theksuar është regjistruar në sektorin e energjisë.

“Gjatë muajit korrik 2022, indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale – totali, është më i lartë për 0.4 % në nivel mujor dhe për 18.0 % në nivel vjetor”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që në krahasim me muajin e kaluar, çmimet janë rritur për 27.1 % në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar. Në këtë sektor çmimet janë rritur për 49 përqind në krahasim me korrikun e vitit të kaluar./Portalb.mk/

Baby Boo