Maqedoni e Veriut: 10% e të infektuarve mjekë e punonjës shëndetësorë


Numri i punonjësve shëndetësorë të infektuar nga koronavirusi në Maqedoni të Veriut është në rritje.Siç ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë për shtyp, 52 punonjës shëndetësorë janë infektuar me virus deri më tani, nga të cilët 34 janë në gjendje ambulantore.Nga numri i përgjithshëm i pacientëve në vend, që deri më tani është 555, 9.5 për qind janë punonjës shëndetësorë, tha ministri.

Baby Boo