Maqedoni – Dy pacientë të dyshuar për coronavirus ikin nga spitali


Dy pacientë kanë ikur nga spitali i Shtipit në orët e pasdites së djeshme, pasi paraprakisht ishin paraqitur në spital.

Nga MPB thonë se personin e kanë gjetur në shtëpi dhe me mjekët e kanë bindur të kthehet në spital.

Pacienti dhe partnerja e tij e cila është shtetase kroate para disa ditësh janë kthyer nga Italia.

Për shkak se ka ndjerë simptome e virusit korona, ai është paraqitur që të testohet në repartin e infektologjisë në spitalin e Shtipit.

Mjekët i kanë thënë të rrijë në spital deri sa të arrijnë rezultatet por ai ka thyer dritaren e dhomës dhe ka ikur.

“Personi është gjetur në shtëpinë e tij. Do të qëndrojë në izolim deri sa të arrijnë rezultatet e testimit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë. Në Maqedoni të Veriut deri tani ka vetëm një rast të konfirmuar dhe të izoluar me coronavirus.

Baby Boo