Maqedoni, do të publikohen emrat e firmave që nuk ua dhanë pagën punëtorëve


Siç raporton Telma, s’bëhet fjalë për dy milionë euro, aq sa publikoi drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Sanja Llukarevska, por bëhet fjalë për 10 milionë euro që punëdhënësit kanë mbajtur për vete ndihmën shtetërore (14.500 denarë) dhe nuk ua kanë dhënë punëtorëve.
“I presim të dhënat nga DAP, dhe më pas publikisht do t’i publikojmë emrat e kompanive që nuk kanë paguar pagat punëtorëve që i fituan nga shteti. Nga Prokuroria do të kërkojmë të ngritet procedurë për përgjegjësi penale kundër personave kompetent në kompani”, tha për Telma, sekretari i përgjithshëm në Qeveri, Dragi Rashkovaski.

Me kërkesë të ngjashme dje doli edhe kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski.
Në opinion në media dhe në rrjete sociale filluan të dëgjohen zëra se një pjesë e firmave kanë nisur të bëjnë pagesën për punëtorët, por kërkesat e sindikatave janë që të sanksionohen personat përgjegjës në firma që nuk dhanë pagat punëtorëve.

Baby Boo