MAQEDONI: DO TË FORMOHET DEPARTAMENT QË DO TË HETOJË PUNËN E POLICËVE


Në kuvend është futur propozim-ndryshimi i Ligjit për Policinë Financiare. Në të cilin parashikohet ndryshime në kontrollin e punës së zyrtarëve policorë.

Parashihet të formohet departament për hetimin dhe ndjekjen e veprave penale në kuadër të Prokurorisë Themelore, percjell Fakte.

Ky departament duhet të hetojë veprat penale nga zyrtarët policorë. Me këto ndryshime pritet të përforcohen edhe kompetencat e Drejtorisë së Policisë Financiare.

Para nënshkrimit të marrëveshjes për punë, zyrtarët policorë do të kalojnë edhe një kontroll të sigurisë./TV21

Baby Boo