Maqedoni, deri në fund të javës do të emërohen anëtarët e rinj të KSHZ-së


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se deri në fund të javës Komisioni për zgjedhje dhe emërime do të emërojë anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), njofton Portalb.mk.

“Dje, deri sa kanë zgjatur pyetjet e deputetëve, kam mësuar se presim vendim të përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së. LSDM-ja i ka caktuar përfaqësuesit e saj, ashtu edhe BDI. Edhe partia opozitare më e vogël e ka bërë atë, dhe siç më kanë informuar koordinatorët e grupeve parlamentare, ajo do të përfundojë”, tha Zaev në Prilep.

Shtatë anëtarët e rinj të këtij institucioni duhet të zgjidhen para përfundimit të muajit dhe do të jenë me mandat 6-mujor, deri në ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, kur planifikohet shndërrimi i KSHZ-së në institucion administrativ, si dhe emërimi i anëtarëve të ri gjashtë muaj para çdo cikli zgjedhor.

Emërimi i anëtarëve të rinj të KSHZ-së bëhet me procedurë të pëshpejtuar, shkak të organizimit të referendumit për emrin.

Baby Boo