Maqedoni/ Cilat mosha po preken më shumë nga COVID-19?!


Nga 790 të saposëmurët e regjistruar nga COVID-19 javën e kaluar, numri më i madh – 174 (22 për qind) janë të moshës prej 30 deri në 39 vjet, ndërsa 172 (21,8 për qind) janë të moshës mbi 60 vjet. Pastaj vijojnë personat në moshën prej 40 deri 49 vjet, numri i të cilëve është 134 (17 për qind) dhe personat e moshës prej 50 deri në 59 vjet, numri i të cilëve është 129 (16,3 për qind)

Këtë e tregojnë të dhënat e raportit të Institutit të Shëndetit Publik të publikuar sot, për periudhën prej 31 gusht deri më 6 shtator.
Sipas raportit, numri më i vogël i të sëmurëve është regjistruar te fëmijët e moshës deri në nëntë vjet (n=22; 2,8 për qind) dhe të moshës prej 10 deri më 19 vjet (n=40; 5,1 për qind).

Numri i regjistruar prej 790 rasteve të reja pozitive gjatë javës së kaluar (prej 31 gusht deri më 6 shtator) është për 18,9 për qind më i madh se nga numri i diagnostikuarve në javën para saj. Numri më i madh të rasteve të regjistruara pozitive prej 32 qyteteve janë nga Shkupi.

Baby Boo