Maqedoni: Bie fluksi në pikat e imunizimit, të rinjtë preferojnë vaksinën Pfizer


Fundjava ka ulur numrin e personave të vaksinuar. Ndërsa një ditë më parë kishte ndërhyrë edhe policia për të mbajtur radhën e vaksinimit, sot pika të caktuara për imunizim ishin thuajse boshe. Qytetarët që anketuam në pikën e imunizimit Çento thanë se nuk kishin pritur më shumë se 10 minuta për tu imunizuar.

“Nuk ka tollovi. Sapo mbërrita, para 5 minutave. Mirë është, kishte vetëm 5-6 persona para meje, nuk është problem. Secili të vaksinohet, ashtu duhet”.
“Jam për dozën e parë. Nuk ka shumë njerëz, vetëm 10 minuta kam pritur. Le të vaksinohen të gjithë. Edhe unë kisha pak frikë por sërish vendosa të vaksinohem. Më shumë për shkak të shëndetit tim, gjithashtu edhe për lëvizje të lirë”.

“Prej Haraçinës vij, po vaksinohem për herë të parë. Po e shoh që sërish ka nis të rritet numri i covid u desh patjetër me ardhur me u vaksinuar. Sadopak do të na lehtësoj. Gjithçka është në rregull, vetëm 10 minuta kemi prit”
Mjekja Violeta Simjanovska tha se kanë vaksinuar të gjitha moshat me vaksinën AstraZeneca dhe Sinovak. Por, sipas saj, moshat më të reja kërkojnë vaksinën Pfizer.

Interesimi është i shkëlqyeshëm. Organizimi është i mirë, nuk kemi asnjë pengesë dhe gjithçka po realizohet me rregull. I ftojmë të gjithë të vijnë të vaksinohen. Gjeneratat më të reja kërkojnë vaksinën Pfizer mirëpo ne nuk e kemi për momentin. I udhëzojmë se ku mund ta marrin të njëjtën”, theksoi Violtea Simjanovska, mjeke.
Për dallim nga ditët tjera, në pikën e imunizimit në Çair sot nuk kishte pritje për vaksinim. “Patjetër, secili që mundet le të vjen, dje kishte shumë tollovi sot aspak. Kushdo që mundet le të vjen, është për mbrojtjen e vetvetes”.

“Duhet të vaksinohemi, është për shëndetin tonë, për interesat tona”.
“Për dozën e parë jemi. Pse vendosët pas kaq kohësh të vaksinohesh? Tash i erdh rendi për tu vaksinuar. I kam fëmijët në kurbet, kjo është gjë normale, për gjithë botën, nuk është vetëm për ne”
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani janë aplikuar mbi 1 milionë vaksina.

Baby Boo