Maqedoni: Arrestohen 7 persona për pjesëmarrje në luftërat në Siri dhe Irak


Policia e Maqedonisë njofton se ka arrestuar shtatë persona, për të cilët kanë dyshime se kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në luftërat në Siri dhe Irak, përcjell Pa Censurë.

Përmes një komunikate për media, MPB thekson se për shtatë shtetasit e Maqedonisë ka pasur fletarrest ndërkombëtar dhe të njëjtit janë paditur.

“Janë arrestuar shtatë shtetas të Maqedonisë, për të cilët ekzistojnë dyshime se si luftëtar terrorist të huaj, në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në luftërat në Siri dhe Irak. Bëhet fjalë për: S.R (1990), Xh.A (1993), B.F (1994), O.Zh (1987), E.O (1994), I.Sh (1997) dhe A.M (1995)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se Maqedonia në koordinim me partnerët e Koalicionit global për luftë kundër terrorizmit do të vazhdojë edhe më tej të merr masa, me qëllim që siç thonë, të zbulojnë, identifikojnë dhe neutralizojnë terroristët./Telegrafi

Baby Boo