Maqedoni, anëtarët e rinj të KSHZ-së u deklaruan solemnisht


Anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot edhe solemnisht u deklaruan për postin e ri. Para kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ata thanë se i pranojnë postet e reja, transmeton Portalb.mk.

Së pari deklaratë dha kryetari i sapo emëruar i KSHZ-së është Oliver Derkovski të propozuar nga VMRO-DPMNE-ja.

Ndryshe, përparja e përkohshme gjashtëmujore e Komisionit Shtetëror Zgjedhor është zgjedhur me 100 vota “për” në mënyrë eksperte dhe pa diskutim në seancën e 56 që u mbajt të mërkurën e kaluar, pas marrëveshjes që e arritën partitë politike dhe liderët në takimin të hënën.

Kryetari i KSHZ-së është Oliver Derkovski të propozuar nga VMRO-DPMNE-ja, ndërsa nënkryetare është Dimire Shehu nga BDI, ndërsa anëtarë janë Elizabeta Postollovska nga VMRO-DPMNE-ja, Janakie Vitanovski, Boris Kondarko dhe Radica Risteska nga LSDM, si dhe Oliver Saliu nga Besa e fraksionit të Bilall Kasamit.

Me formimin e KSHZ-së janë krijuar kushte për organizimin e referendumit të paralajmëruar për në vjeshtë.

Baby Boo