Maqedonasit të frikësuar nga Shqipëria e Madhe, druajnë nga zhvillimet në Kosovë

Maqedonasit frikësohen nga ideja e Shqipërisë së Madhe që mund të shkaktohet si pasojë e zhvillimeve në Kosovë për shkëmbim territoresh dhe Serbinë. Ky mendim është nxjerrë nga anketa me mbi 1 mijë qytetarë që është zhvilluar në janar të këtij viti nga profesorë të Fakultetit të Sigurisë. Të anketuarit, që 68% janë maqedonas dhe 22% shqiptar, kanë theksuar se kanë frikë nga destabilizimi i Maqedonisë në rast se shqiptarët përsëri kërkojnë të drejta të tjera, edhe pse nuk besojnë se mund të ndodhë një skenar i përsëritur i vitit 2001.

Baby Boo

Marjan Gjurovski, autor i “Indeksit të Sigurisë”

Perceptimi i përgjithshëm është se Maqedonia është stabile, por se ka kërcënime potenciale që duhet mbajtur para sysh, nën kontroll. Autorët e librit “Indeksi i sigurisë” kanë konstatuar se nëse Maqedonia nuk antarësohet në BE dhe NATO, do rriten frustracionet e shqiptarëve të cilët ndoshta nuk do të dalin me armë sikurse në vitin 2001, por do të shkaktonin tensione politike të cilat do ta bënin Maqedoninë me nam të keq tek investitorët e huaj, njofton Shenja.

Cane Mojanoski, bashkëautor i “Indeksit të Sigurisë”

Ekspertët e sigurisë u sugjeruan pushtetarëve që sa më shpejtë të bëjnë reforma në sistemin e sigurisë dhe të zbatojnë risi në ndjekjen e fenomeneve që mund të rriten në kërcënim serioz për sigurinë e Maqedonisë, pas siç thanë,kur ndodhin trazira të mëdha gjeopolitike në rajon ose botë, gjithmonë popujt më të vegjël e pësojnë./Pacensure