Maqedonasi nga Falishti e vëndos garazhin në rrugë, banorët hasin në pengesa jatë kalimit të kësaj rruge


Përkundër faktit që si fshat gjendet jo shumë larg qytetit të Tetovës, vetëm 7 kilometra larg, banorët e fshatit Strimnicë gjatë kalimit të kësaj rruge tash e disa vite po hasin në probleme të shumta.
Rrugë jo stabile, gropa të mëdha që shkatërrojnë veturat, ujë që mblidhet dhe formon ‘bazene’ të vogla çdoherë pasi bie shi janë probleme që banorët e fshatit Strimnicë i hasin kur udhëtojnë për në qytetin e Tetovës.

Sikur të mos mungonin vetëm këto, vitet e fundit ata po përballen edhe me një fenomen të çuditshëm që si duket është i qëllimshëm dhe bëhet vetëm për të provokuar Strimnicasit.
Bëhet fjalë për pengesa që i vëndojnë në rrugë banorët e fshatit Falisht me popullsi mbi 95% maqedonas, fshat nëpër të cilin kalon rruga Strimnicë-Tetovë, për arsye që vetëm ata i dijnë. Vetura të parkuara në mes të rrugës, gurëz të mëdhenj, vazo lulesh të betonit, drunj dhe së fundmi edhe një garazhë janë disa nga pengesat, njofton Gazeta Populli.

Edhe përkundër faktit që rruga që kalon nëpër këtë fshat është mbi 10 metra e gjërë dhe këtë e vërtetuam duke kontrolluar në Kadastrën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, banorët e Falishtit me uzurpime të ndryshme nuk e kanë lënë më të gjërë se 6. Ata madje edhe në vendin ku e kanë vëndosur Kishën “Shën Atanasij”, shihet qartë se e kanë uzurpuar rrugën kryesore Tetovë-Strimnicë.

Pikërisht në afërsi të Kishës së fshatit e cila gjendet në dalje të fshatit për në Strimnicë dhe e cila e njejta murin rrethues e ka në rrugë kryesore, një banorë i Falishtit qëllimisht apo jo këto ditë ka vendosur garazhin e veturës në rrugë kryesore, duke penguar kalimin e lirshëm të banorëve të Strimnicës.

Siç mëson Gazeta Populli, rasti është paraqitur në Stacionin Policorë në Grupçin dhe Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë dhe por deri në momentin që kemi shkruar këtë lajm nuk është marrur asnjë masë nga institucionet.
Jozyrtarisht, mësohet që nesër një inspekcion do të dalë në terren për të konstatuar parregullsinë.
Me një kontroll të thjeshtë në faqen e Kadastrës së Maqedonisë së Veriut, lehtë mund shifet se në vendin e këtij ndërtimi pa leje që pengon kalimin e lirshëm rruga duhet të jetë e gjërë 11 metra.

Baby Boo