Maqedonasi Ljupco merr drejtimin e KB Vëllaznimit të Gjakovës


Ndihmëstrajneri i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut në basketboll, Ljupco Malinkov, është emëruar trajner i ekipit të Vëllaznimit të Gjakovës.
Konfirmimi ka ardhur nga faqja zyrtare e klubit gjakovar.

“Ljupco është mjaft i emocionuar dhe ka premtuar që do të punohet maksimalisht për të arritur qëllimet e klubit ‘Kuq e Zi’, ditëve në vijim do të zyrtarizojmë edhe përforcimet e radhës”, thuhet në njoftim.
Vëllaznimi këtë edicion do të garon në elitën e basketbollit kosovar, ku e pret një garë e fortë me rivalët në luftë për kreun e tabelës.

Baby Boo