Manjani ishte kundër, por sot pse morri pjesë tek parada LGBT?!


“Parada e krenarisë” (Pride Parade), një eveniment simbol që zhvillohet paralelisht edhe në shtete të tjera, e gjeti ditën e sotme të ndarë komunitetin LGBT edhe në Shqipëri.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me anëtarë të këtij komuniteti duke pedaluar dhe apeluar për Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë.

Heteroseksualët që u solidarizuan me gay-t lesbiket, biseksualët dhe transseksualët, ishin më shumë se sa vetë organizatorët. Mbështetës i kësaj parade u pa të ishte dje edhe Ylli Manjani I cili pak kohë më parë postoi një koment jo të hijshëm për këtë komuinitet.



Ylli Manjani ishte bashkë me Donald në paradën e komunitetit LGBT të zhvilluar në Tianë. I pyetur nga mediat në lidhje me pjesëmarrjen në këtë paradë, Manjani tha se ju përgjigj pozitivisht ftesës së bërë nga ambasadori amerikan.

“Ky është një event antidiskriminues dhe disktriminimi është sëmundje e rëndë dhe si e tillë nuk duhet të pajtohet shoqëria. Unë i jam përgjigjur ftesës së ambasadorit amerikan, me të cilin nuk kam as miqësi, aq armiqësi, po i jam përgjigjur pozitivisht për tu rreshtuar në anën e antidiskriminuesve”, u shpreh Manjani.

Statusi i Manjanit në mars

“Martesat Gay; Eutanasia; legalizimi i drogave e pisllëqe të tjera si këto, po ju mësohen të rinjve!!!

Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros janë organizatorët e këtyre debateve tek të rinjtë.

Ky lajm u pëçua dje.

Megjithë respektin që kam për organizatorët, nuk më duket aspak edukuese kjo gjë!

Të rinjtë kanë nevojë të edukohen duke vajtë në shkollë për të mësuar normalen, ose atë që është e rregullta dhe e ligjshmja!

Pra kanë më shumë nevojë të mbushin mendjen me dije e jo b…..!

Po të më dëgjonin mua, ata të rinj që ftohen të marrin pjesë në mesimin e pisllëqeve, duhet të refuzojnë pjesmarrjen!

Ta refuzojnë, duke i falenderuar organizatorët për këtë “kontribut” të pa kërkuar!

Më mirë të rrinë në kafene”.

oo
Baby Boo