Manifestim kundër maskave në Madrid, pro*testuesit mohojnë ekzistencën e virusit


Edhe pse në Spanjë janë regjistruar mbi 340 000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe më shumë se 28 000 vi*ktima nga Covid19 ende ka persona që e mohojnë ekzistencën e virusit.

Të dielën në Madrid u grumbulluan qindra persona për të pro*testuar kundër përdorimit të detyrueshëm të maskës edhe kur respektohet distancimi social. Por protesta nuk u kufizua vetëm te maskat por edhe mbështeti teoritë konspirative që fajësojnë 5Gnë për koronavirusin. Mes thirrjeve u dëgjuan edhe të tilla si Duam të shikojmë koronavirusin dhe Teste false pozitivitet fals.

Fakt interesant ishte se në këtë pro*testë kundër përdorimit të detyrueshëm të maskave pati edhe manifestues që mbanin maska. Sipas tyre kjo u bë në mënyrë që autoritetet mos t’i aku*zojnë në të ardhmen për shtimin e personave të inf*ektuar me Covid-19.

Baby Boo