MANÇEVSKI: Vendoset rend në sektorin publik


Riorganizimi i institucioneve të sistemit, vendosja e rendit në kaosin që me dekada është krijuar në institucione, depolitizimi i sektorit publik, Ligji për shërbim të lartë udhëheqës, janë të gjitha këto reforma që po realizohen me përkushtim nga Ministria e Shoqërisë Informatike. Kështu vlerëson ministri, Damjan Mançevski, sipas të cilit implementimi i strategjisë për reforma në administratën publike me shumë kujdes po ndiqet edhe nga sektori civil.

“Me të vërtetë duhet t’i dëgjojmë edhe rekomandimet, kritikat nga organizatat qytetare. Unë dua t’i përgëzoj organizatat qytetare për mënyrën se si ndiqet implementimi i reformave, për ne është i rëndësishëm edhe mendimi i tyre, që të sigurojmë realizim më të mirë të aktiviteteve në periudhën që vjen”,- tha ministri i shoqërisë informatike, Damjan Mançevski.

“Eurothink”: Kemi situatë paradoksale, duhet balancë

Por, edhe pse sektori civil është kyçur në reformimin e administratës, në pyetjen se sa duhet të jetë numri i të punësuarve atje, drejtori ekzekutiv i Qendrës për strategji europiane – “Eurothink”, doli me përgjigje se në vendin tonë kemi situatë paradoksale dhe nevojitet balancë i administratës.

“Mendoj se çështja e numrave nuk është çështja e vetme e rëndësishme për administratën publike. Nëse krahasojmë vendin tonë me Slloveninë, do të shohim se Sllovenia ka administratë të madhe publike, por edhe shumë shërbime pa pagesë, si arsim cilësor, shtet social etj. Te ne në disa sektore kyçe ka më pak të punësuar, në disa tjera më pak të rëndësishme ka shumë të punësuar. Për këto çështje nevojitet balancë”,- tha drejtori ekzekutiv i “Eurothink”, Lupço Petkovski.

Timonie: Reformat, rrugë e gjatë por e sigurt

Realizimi i reformave kërkon angazhim maksimal, thekson ambasadori i Francës, Kristijan Timonie. Premtoi edhe më tej ndihmën e Francës në këtë drejtim.

“Nga viti 2000 ka filluar bashkëpunimi me shkollën e lartë të administratës dhe reformat e implementuara në Paris do të implementohen nga Sekretariati për Çështje Evropiane të Qeverisë së RMV-së. Kjo është rrugë e gjatë por shumë e sigurt”,- u shpreh ambasadori i Francës në RMV, Kristijan Timonie.

Projekti “Vëzhgimi i reformave në administratën publike” u realizua me ndihmën e Qendrës “Eurothink”, BE-së dhe 12 grantistëve.

Baby Boo