Sot në Gjykatën Penale do të vazhdojë procesi gjyqësor për ngjarjet e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar, me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria.
Si dëshmitarë janë thirrur deputetët Damjan Mançevski, Frosina Remenski, Pavle Bogoevski dhe Ilija Nikollovski.
Të akuzuarit në këtë rast gjykohen për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”. Në seancat paraprake ata hodhën poshtë aktakuzën dhe thanë se ndjehen të pafajshëm.
Kjo është seanca e pestë që nga fillimi i gjykimit. Në seancat e mëparshme diskutimi ka zgjatur deri gjashtë orë.
Procesi gjyqësor ka filluar më 22 gusht me fjalët hyrëse të prokurores Villma Ruskoska dhe avokatëve të të akuzuarve./Telegrafi/