Mançevski: Parashikojmë rritje të pagave për administratorët


“Me buxhetin për vitin e ardhshëm është paraparë rritje e pagave të të punësuarve në administratë për 5 për qind, do të ketë edhe punësime të reja, por gjithsesi se ata duhet ta ndjekin trendin e daljes së administratës. Kemi mbi punësim në administratë, por edhe mungesë të kuadrit profesional. Për këtë arsye duhet të gjejmë zgjidhje me masat dhe politikat që do të çojnë deri tek kjo”.

Këtë sot e deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, duke komentuar buxhetin për vitin e ardhshëm dhe reformat në administratë.

Ai tha se në fund të vitit do të ketë ofertë për disa administratorë që të transferohen në sektorin privat, ndërsa kjo sipas tij, do të bëhet me vullnet dhe ata që do t’i pranojnë kushtet.

Mançevski shtoi se do të rriten pagat, por do të kërkohet më shumë punë.

“Administrata duhet të bëhet efikase për qytetarët dhe derisa ata nuk e ndryshojnë mendimin për administratën, atëherë kemi probleme”, tha Mançevski.

Ai shtoi se për ata që nuk punojnë nuk flasin për reforma, duke shtuar se ata nuk kanë çfarë kërkojnë.

Baby Boo