Mançevski: Administrata duhet të depolitizohet


Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski morën pjesë në hapjen e konferencës ndërkombëtare me temë “Menaxhimi me sektorin publik – sfida dhe perspektiva” që organizon Fakulteti i shkencave bashkëkohore shkencore në bashkëpunim me Institutin “Maks van der Shtul” në suaza të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.

Sipas ministrit Mançevski, riorganizimi i administratës publike është proces që do të zgjasë vazhdimisht për të mbetur në rrjedhë me inovacionet teknologjike në jetë dhe punë.

“Qëllimi i këtij riorganizimi është të sigurohen shërbime më të mira, më të shpejta, mëe fikase dhe më të lira për qytetarët. Prandaj edhe është bërë strategjia e re për reformë e administratës publike në të cilën janë adresuar një pjesë e madhe e problemeve për të cilat flasin qytetarët. Ajo për herëp të parë deri më tani është me plan konkret të aksionit. indikatorë përmes të cilëve do të mund të ndiqet se sa është për,bushur dhe siguruar buxheti edhe nga burime vendore, por edhe me ndihmë të huaj. Në Maqedoni ne edhe deri më tani kemi pasur shumë strategji për reformë të administratës, por mbetën shkronja në letër pa plan konkret të aksionit, indikatorë dhe financim të pasiguruar. Tani çdo institucion e din se çka duhet të bëjë”, tha Mançevski.

Ai theksoi se sipas të dhënave të disponueshme në shtet ka rreth 1300 institucione ku ka gjithsejt rreth 140 mijë të punësuar, në të cilat janë të kyçur edhe ata nga shoqatat aksionare në pronësi shtetërore si dhe ata me kontrata në vepër.

“E tërë kjo tregon se bëhet fjalë për sistem kompleks që duhet të menaxhohet në mënyrë komplekse dhe të fokusuar. Qëllimi kryesor është që administrata publike të bëhet profesionale dhe e depolitizuar dhe në pajtim me strategjinë që është për periudhën 2018-2022 ne jemi në fillim, por disa nga masat kryesore posaçërisht në procesin e digjitalizimit qytetarët do t’i shohin tashmë këtë vit si regjistrin elektronik të popullatës, portalin e ri nacional për shërbime elektronike, identitetin elektronik të cilin do ta marrin qytetarët”, deklaroi Mançevski.

Baby Boo